Apartament 2+1 per Shitje tek Rezidenca Splendor Porcelan Për Shitje

142,175 €

Pershkrimi

Ofrohet për shitje një apartament 2+1 me sipërfaqe totale 98.05 m², i pozicionuar në katin e 8-të të kompleksit rezidencial “Splendor Residence”, në zonën e Porcelanit, një prej zonave më të qeta dhe në zhvillim të qëndrueshëm të Tiranës.

Kompleksi “Splendor Residence” ndodhet aktualisht në fazë ndërtimi dhe është konceptuar për të ofruar komfort, siguri dhe një stil jetese bashkëkohor, me ambiente të sistemuara, hapësira të gjelbra dhe infrastrukturë moderne. Ndërtimi po realizohet me standarde të larta cilësie, duke përfshirë termoizolim dhe akustikë të avancuar, fasadë të ventiluar dhe ashensorë bashkëkohorë që garantojnë rehati maksimale.

Organizimi i brendshëm i apartamentit:
-Ambient ndenjeje dhe gatimi
-2 dhoma gjumi
-1 tualet
-Ballkon

Apartamenti karakterizohet nga ndriçimi natyral dhe planimetria e rregullt që ofron funksionalitet dhe komoditet në çdo hapësirë. Është ideal për banim familjar ose për investim afatgjatë, falë cilësisë së lartë të ndërtimit dhe vendndodhjes së favorshme.

Përparësitë e zonës dhe kompleksit:
-Kompleks modern me infrastrukturë të mirëorganizuar
-Afërsi me rrugët kryesore dhe linjat e transportit publik
-Pranë institucioneve arsimore, supermarketeve dhe qendrave tregtare
-Zonë e qetë, e sigurt dhe me perspektivë të lartë zhvillimi

“Splendor Residence” është zgjedhja e duhur për ata që kërkojnë një apartament cilësor, me pozicion strategjik ne Tiranës.

Për më shumë informacion ose për të planifikuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni!

Detajet e Pronës
  • ID e Pronës: Dielli2983
  • Lloji i Pronës: Apartment
  • Statusi i pronës: Duke u ndërtuar
  • Cmimi: 142,175 €
  • Dhoma: 3
  • Dhomat e gjumit: 2
  • Tualetet: 1
  • Sip. Totale: 98 m2
  • Kati: 8