Shitet godinë 3-katëshe me një sipërfaqe totale prej 660 m², e pozicionuar në një nga zonat më të frekuentuara dhe me zhvillim të shpejtë të Tiranës – Rruga e Dibrës.
Kjo pronë ofron hapësira të bollshme dhe fleksibilitet maksimal për destinacione të ndryshme biznesi ose banimi.
Karakteristikat kryesore:
-Sipërfaqe totale: 660 m²
-3 kate funksionalë, me ndarje të përshtatshme për zyra, ambiente shërbimi apo banim
-Fasadë e dukshme përgjatë rrugës kryesore – ideale për biznese me ekspozim
-Ndriçim natyral dhe akses i lehtë për automjete
Vendndodhje strategjike:
Rruga e Dibrës është një nga akset më të rëndësishme të qytetit, që lidh qendrën e Tiranës me zonat verilindore. Afërsia me institucione, spitale, universitete dhe biznese të ndryshme e bën këtë godinë një mundësi të shkëlqyer investimi.
 E përshtatshme për:
-Klinika, laboratorë, qendra mjekësore
-Zyra, institucione arsimore ose trajnimi
-Hostele, ambiente biznesi apo banimi me qira
Për më shumë informacion ose për vizitë në pronë, na kontaktoni!