Ambient Zyrash per Qira tek Pazari Ri Për Qira

500 € /Muaj

Pershkrimi

Ofrohet për qira ambient zyrash, i pozicionuar në katin 0, në zonën shumë të frekuentuar dhe të preferuar të Pazarit të Ri, një ndër zonat më dinamike dhe më të kërkuara të Tiranës, ideale për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme biznesi.

Organizimi i brendshëm:
- 2 ambiente të ndara pune
-1 ambient gatimi
-1 tualet

Ambienti ka një organizim funksional, ndriçim natyral dhe është i përshtatshëm për zyra konsulence, studio kreative, agjenci marketingu, IT, arkitekturë, dizajn apo profesione të lira. Pozicioni në katin përdhe ofron akses të drejtpërdrejtë nga rruga, duke e bërë të lehtë qarkullimin dhe kontaktin me klientët.

Zona e Pazarit të Ri njihet për atmosferën e gjallë, infrastrukturën e përmirësuar dhe afërsinë me qendrën e Tiranës. Në këtë zonë ndodhen biznese të konsoliduara, ambiente tregtare, restorante, kafene dhe shërbime të ndryshme, duke e bërë një vendndodhje ideale për çdo lloj aktiviteti profesional.

Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.

Detajet e Pronës
  • ID e Pronës: Dielli3022
  • Lloji i Pronës: Apartment
  • Statusi i pronës: E përdorur
  • Cmimi: 500 €
  • Dhoma: 3
  • Dhomat e gjumit: 2
  • Tualetet: 1
  • Sip. Totale: 60 m2