Shitet apartament 1+1 në Inxhinjeria e Ndërtimit, pjesë e një kompleksi rezidencial modern në fazë ndërtimi, i projektuar sipas standardeve bashkëkohore të banimit. Zona e Inxhinjerisë së Ndërtimit është ndër më të preferuarat për jetesë dhe investim, falë aksesit të shpejtë me qendrën e Tiranës, infrastrukturës së zhvilluar dhe afërsisë me universitete, shkolla, supermarkete dhe shërbime të ndryshme. Kjo zonë ofron një kombinim ideal mes qetësisë rezidenciale dhe komoditetit urban.
Apartamenti ndodhet në katin e 7-të dhe ka një sipërfaqe totale prej 100 m², duke ofruar hapësira të bollshme dhe ndriçim natyral. Projekti karakterizohet nga cilësi e lartë ndërtimi, fasadë moderne dhe organizim funksional i ambienteve të brendshme, duke garantuar rehati dhe komoditet maksimal.
Organizimi i apartamentit përfshin:
-Ambient ndenjeje së bashku me ambientin e gatimit
-1 dhomë gjumi
-1 tualet
-Ballkon
Falë pozicionit të favorshëm, sipërfaqes së madhe dhe faktit që ndodhet në një kompleks të ri në ndërtim, ky apartament përbën një mundësi shumë të mirë si për banim ashtu edhe për investim, me potencial të lartë rritjeje të vlerës në të ardhmen.
Për më shumë informacion ose detaje rreth projektit, ju ftojmë të na kontaktoni!