Shitet apartament 2+1+2, me sipërfaqe totale 176.33 m², i pozicionuar në katin e 5-të të një kompleksi modern në fazë ndërtimi (rifinitura), në zonën e Vasil Shantos, një nga zonat më të kërkuara dhe strategjike të Tiranës.
Organizimi i brendshëm përfshin:
-Ambient ndenjeje së bashku me ambientin e gatimit
-2 dhoma gjumi
-2 tualete
-Ballkon
Apartamenti ofron ambiente shumë të bollshme dhe një organizim funksional, me ndriçim natyral të shkëlqyer dhe standarde bashkëkohore ndërtimi. Faza e rifiniturave u jep mundësi blerësve të personalizojnë detajet sipas preferencave të tyre, duke krijuar një hapësirë banimi sipas dëshirës.
Kjo pronë përfaqëson një mundësi shumë të mirë për blerje, për ata që kërkojnë hapësirë, rehati dhe një vendndodhje elitare pranë qendrës së Tiranës, në një zonë me vlerë të qëndrueshme në kohë.
Zona e Vasil Shantos njihet për aksesin shumë të mirë drejt qendrës së qytetit dhe arterieve kryesore si Bulevardi Gjergj Fishta dhe zona e 21 Dhjetorit. Ajo ofron një infrastrukturë të zhvilluar dhe një ambient banimi cilësor, me afërsi të menjëhershme në shkolla, kopshte, supermarkete, farmaci, institucione shëndetësore, si dhe linja urbane, duke e bërë ideale për familje apo për investim afatgjatë.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni!