Jepet me qira apartament 2+1+2, me sipërfaqe 105 m², i pozicionuar në katin e 4-t, në zonën e Sheshit Wilson, një nga zonat më të preferuara dhe elitare për banim në Tiranë, e njohur për aksesin e shkëlqyer, shërbimet e shumta dhe afërsinë me zonat kryesore të qytetit.
Apartamenti karakterizohet nga organizim funksional i hapësirave, ambiente të bollshme dhe ndriçim natyral, duke ofruar kushte shumë të mira për një jetesë komode dhe cilësore. Pozicionimi në kat të ndërmjetëm siguron rehati, qetësi dhe ajrosje të mirë.
Organizimi i brendshëm përfshin:
-Ambient ndenjeje së bashku me ambientin e gatimit
-2 dhoma gjumi
-2 tualete
-Ballkon
Zona e Sheshit Wilson ofron akses të menjëhershëm drejt Bllokut, Liqenit Artificial dhe qendrës së qytetit. Zona është e pasur me bare, restorante, supermarkete, shkolla, kopshte, institucione shëndetësore dhe linja të shumta transporti publik, duke e bërë ideale për banim familjar apo profesionistë.
Kjo pronë përfaqëson një mundësi shumë të mirë për qira, falë pozicionimit strategjik, sipërfaqes së madhe dhe kërkesës së lartë për prona në këtë zonë.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni!