Apartament 1+1 per Shitje ne Vlore Për Shitje

162,675 €

Pershkrimi

Shitet apartament 1+1, i pozicionuar pranë Plazhit të Vjetër në Vlorë, një nga zonat më të preferuara dhe me zhvillim të vazhdueshëm të qytetit, e njohur për afërsinë me detin, qetësinë dhe aksesin e shpejtë me shëtitoren, shërbimet dhe pikat kryesore të qytetit.

Apartamenti ka një sipërfaqe totale prej 108.45 m² dhe ndodhet në katin e 4-të të një pallati të mirëadministruar. Karakterizohet nga hapësira të bollshme, organizim funksional, ndriçim dhe ajrosje natyrale, duke e bërë një zgjedhje ideale si për banim ashtu edhe për investim.

Organizimi i brendshëm përfshin:
-Ambient ndenjeje dhe gatimi të organizuar në mënyrë funksionale
-1 dhomë gjumi
-1 tualet
-Ballkon

Zona e Plazhit të Vjetër ofron infrastrukturë të kompletuar, afërsi me detin, restorante, bare, markete, institucione shërbimi dhe akses të lehtë me qendrën e qytetit, duke e bërë këtë pronë shumë të kërkuar si për jetesë të përhershme ashtu edhe për përdorim sezonal apo qira turistike.

Një mundësi shumë e mirë investimi në një nga zonat më atraktive të Vlorës.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni!

Detajet e Pronës
  • ID e Pronës: Dielli3135
  • Lloji i Pronës: Apartment
  • Statusi i pronës: Duke u ndërtuar
  • Cmimi: 162,675 €
  • Dhoma: 2
  • Dhomat e gjumit: 1
  • Tualetet: 1
  • Sip. Totale: 108 m2