Ambient Biznesi per Shitje ne Vasil Shanto Për Shitje

Çmimi sipas kërkesës

Pershkrimi

Ambienti ndodhet në katin 0 të një ndërtimi pranë zonës së Vasil Shantos, një ndër zonat më të kërkuara dhe me zhvillim të qëndrueshëm në Tiranë.

Ambienti ka sipërfaqe: 130 m² dhe ofrohet për shitje i investuar, në gjendje shumë të mirë, gati për përdorim të menjëhershëm pa nevojë për investime shtesë.

Prona është e pajisur me:
-Sistem kondicionimi
-Instalime elektrike dhe hidraulike të rregullta
-Sistem aspirimi

Organizimi i brendshëm është funksional dhe lehtësisht i përshtatshëm sipas nevojave të aktivitetit, duke e bërë ambientin ideal për: klinikë, laborator, zyrë, call center, qendër estetike, palestër të vogël, market, showroom apo aktivitete të tjera tregtare dhe shërbimi.

Zona e Vasil Shantos është një ndër zonat më të preferuara si për banim ashtu edhe për zhvillim biznesi, falë densitetit të lartë të popullsisë, pranisë së institucioneve arsimore, bizneseve të shumta dhe aksesit të shpejtë me qendrën e qytetit. Infrastruktura e zhvilluar, lëvizshmëria e lartë dhe komuniteti rezident e bëjnë këtë pronë një mundësi shumë të mirë investimi me potencial të lartë kthimi.

Një mundësi ideale për ata që kërkojnë të investojnë në një zonë të konsoliduar dhe me kërkesë të vazhdueshme.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë, na kontaktoni!

Detajet e Pronës
  • ID e Pronës: Dielli3155
  • Lloji i Pronës: Commercial
  • Statusi i pronës: E re
  • Cmimi: Çmimi sipas kërkesës
  • Sip. Totale: 130 m2