Lokal per Shitje tek Rruga Mihal Grameno Për Shitje

600,000 €

Pershkrimi

Lokali ndodhet në zonën e Mihal Gramenos, një nga zonat më të njohura dhe me frekuentim të lartë në Tiranë, e karakterizuar nga prani e dendur banesash, biznesesh dhe lëvizje e vazhdueshme këmbësorësh.

Ambienti ka sipërfaqe 210 m² dhe shitet i mobiluar dhe i kompletuar, në gjendje pune, duke ofruar mundësinë për vijimin e aktivitetit menjëherë pa nevojë për investime shtesë.

Organizimi i brendshëm ofron:
-Ambient të bollshëm shërbimi
-Hapësirë të organizuar për klientët
-Tualete

Falë sipërfaqes së konsiderueshme dhe organizimit funksional, lokali është i përshtatshëm për aktivitete të ndryshme si bar-kafe, restorant, lounge, fast food apo aktivitete të tjera në fushën e shërbimit.

Zona e Mihal Gramenos njihet për aksesin e lehtë me akset kryesore të qytetit dhe për densitetin e lartë të banorëve, çka garanton klientelë të qëndrueshme dhe potencial të lartë biznesi. Prania e shkollave, institucioneve dhe bizneseve të ndryshme e bën këtë një investim të sigurt dhe me kthim të mirë.

Një mundësi shumë e mirë për ata që kërkojnë të investojnë në një biznes ekzistues në një zonë me kërkesë të lartë.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë, na kontaktoni!

Detajet e Pronës
  • ID e Pronës: Dielli3170
  • Lloji i Pronës: Bar / Restaurant
  • Statusi i pronës: E re
  • Cmimi: 600,000 €
  • Sip. Totale: 210 m2