Apartament 1+1 per Shitje tek Ali Demi Për Shitje

110,000 €

Pershkrimi

Shitet apartament 1+1 pranë zonës së Ali Demit, një ndër zonat më të konsoliduara dhe të preferuara për banim në Tiranë, falë qetësisë, infrastrukturës së zhvilluar dhe aksesit të lehtë me qendrën e qytetit.

Apartamenti karakterizohet nga organizim funksional i hapësirave dhe ndriçim i mirë natyral, duke ofruar kushte komode si për banim ashtu edhe për investim. Planimetria është e menduar për të shfrytëzuar në maksimum çdo metër katror, duke garantuar praktikitet dhe rehati në jetesën e përditshme.

Organizimi i brendshëm përfshin:
-Ambient ndenjeje së bashku me ambientin e gatimit
-1 dhomë gjumi
-1 tualet
-Ballkon

Zona e Ali Demit është e njohur për pozicionin strategjik dhe aksesin e shpejtë drejt qendrës së Tiranës, Bulevardit “Bajram Curri” dhe Unazës së Madhe. Në afërsi gjenden shkolla, kopshte, supermarkete, farmaci, ambiente çlodhëse dhe linja të transportit urban, çka e bën zonën shumë të përshtatshme për familje të reja dhe individë që kërkojnë komoditet dhe lehtësi në përditshmëri.

Kjo pronë përfaqëson një mundësi shumë të mirë blerjeje, falë organizimit praktik dhe pozicionimit në një zonë me kërkesë të lartë në tregun imobiliar.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni!

Detajet e Pronës
  • ID e Pronës: Dielli3185
  • Lloji i Pronës: Apartment
  • Statusi i pronës: E re
  • Cmimi: 110,000 €
  • Dhoma: 2
  • Dhomat e gjumit: 1
  • Tualetet: 1