Ofrohet për shitje vilë luksoze me sipërfaqe totale ndërtimi 372.1 m², e pozicionuar në zonën rezidenciale të Kodra e Diellit, një nga komplekset më të preferuara për banim elitar në Tiranë, e njohur për qetësinë, sigurinë dhe komunitetin e konsoliduar.
Vila është e organizuar në 4 kate dhe ofron hapësira të bollshme, planimetri funksionale dhe standard të lartë ndërtimi. Mobilimi është modern dhe bashkëkohor, me linja elegante dhe materiale cilësore, duke krijuar një ambient komod dhe estetikisht shumë të këndshëm. Pamja fantastike dhe pozicionimi i favorshëm ofrojnë ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe privatësi maksimale.
Organizimi i brendshëm:
Kati -1:
-Lavanderi
-Parkim për makinat
Kati 0:
-Ambient ndenjeje dhe gatimi shumë i madh (open space)
-Verandë funksionale
-Pishinë private
Kati 1:
-3 dhoma gjumi
-2 tualete
Kati 2:
-Papafingo, e përshtatshme si ambient relaksi, studio apo dhomë multifunksionale
Zona e Kodrës së Diellit ofron infrastrukturë të rregullt, siguri 24/7, ambiente të gjelbra dhe akses të shpejtë me qendrën e Tiranës dhe zonat kryesore të qytetit. Kompleksi është i preferuar për familje dhe investitorë që kërkojnë cilësi jetese, privatësi dhe standard të lartë ndërtimi.
Kjo vilë përfaqëson një mundësi shumë të mirë investimi dhe banimi, duke kombinuar hapësira të mëdha, stil modern, pishinë private dhe vendndodhje në një nga zonat më të kërkuara rezidenciale të kryeqytetit.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni!