Ambient Zyrash per Qira tek Lake View Rezidence Për Qira

1,800 € /Muaj

Pershkrimi

Ofrohet për qira ambient zyrash me sipërfaqe 134 m², i pozicionuar tek kompleksi rezidencial Lake View Residence, një nga komplekset më prestigjioze dhe të preferuara pranë Liqeni Artificial i Tiranës.

Ambienti karakterizohet nga organizim funksional, hapësira të bollshme dhe ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, duke krijuar një mjedis komod dhe profesional për zhvillimin e aktivitetit tuaj.

Organizimi:
-3 ambiente pune të ndara
-2 tualete
-Ballkon

Pozicionimi në një kompleks modern me administrim, siguri dhe standard të lartë ndërtimi i jep biznesit tuaj imazh serioz dhe prestigj. Ambienti është i përshtatshëm për zyra konsulence, studio ligjore, klinika estetike, kompani IT, arkitekture, kontabiliteti, agjenci marketingu, call center, apo profesione të tjera të lira që kërkojnë një lokacion cilësor dhe lehtësisht të aksesueshëm.

Zona e Liqenit dhe përreth Lake View Residence është një nga zonat më elitare të Tiranës, e njohur për qetësinë, hapësirat e gjelbra dhe komunitetin rezidencial cilësor. Afërsia me Parkun e Liqenit, akses i shpejtë me Unazën e Madhe dhe lidhja e lehtë me qendrën e qytetit e bëjnë këtë ambient ideal për biznese që kërkojnë komoditet për stafin dhe lehtësi për klientët.

Kjo pronë përfaqëson një mundësi shumë të mirë për zhvillimin e aktivitetit tuaj në një nga adresat më të kërkuara në Tiranë.

Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë në ambient, ju lutemi na kontaktoni.

Detajet e Pronës
  • ID e Pronës: Dielli3199
  • Lloji i Pronës: Apartment
  • Statusi i pronës: E re
  • Cmimi: 1,800 €
  • Dhoma: 3
  • Dhomat e gjumit: 2
  • Tualetet: 2
  • Sip. Totale: 134 m2