Jepet për shitje apartament 1+1, i pozicionuar në katin e 5-të, në zonën e Kamëz, një ndër zonat në zhvillim të vazhdueshëm dhe me akses të mirë drejt Tiranës.
Apartamenti ka një sipërfaqe prej 67 m² dhe ofron organizim funksional të hapësirave, ambiente komode dhe ndriçim natyral të bollshëm gjatë gjithë ditës. Planimetria është e konceptuar për të shfrytëzuar në maksimum çdo metër katror, duke garantuar rehati dhe praktikitet në përditshmëri.
Organizimi i brendshëm përfshin:
-Ambient ndenjeje së bashku me ambientin e gatimit
-1 dhomë gjumi
-1 tualet
-Ballkon
Zona e Kamzës është mjaft e preferuar për banim, falë infrastrukturës së përmirësuar dhe lidhjes së shpejtë me Tiranën. Në afërsi gjenden supermarkete, shkolla, kopshte, farmaci, qendra shëndetësore dhe linja të transportit urban, duke e bërë jetesën komode dhe praktike për çdo familje apo individ.
Ky apartament përfaqëson një mundësi shumë të mirë investimi ose banimi, për ata që kërkojnë një pronë me hapësirë të bollshme, organizim të rregullt dhe në një zonë me zhvillim të qëndrueshëm.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni!