Ofrohet për shitje vilë individuale moderne 3-katëshe, e pozicionuar në një zonë shumë të qetë dhe rezidenciale pranë Teg, ideale për banim familjar ose investim afatgjatë.
Vila është ndërtuar me standarde të larta cilësie, me arkitekturë bashkëkohore dhe organizim funksional të hapësirave, duke ofruar privatësi maksimale, ndriçim natyral dhe komoditet të plotë. Investimi cilësor përfshin punime gipsi, ndriçim modern, kuzhinë të projektuar me ishull dhe 3 garderoba moderne e funksionale.
Organizimi i brendshëm:
*Kati përdhe:
-Ambient ndenjeje i bollshëm me dalje direkte në oborr
-Kuzhinë open space me ishull
-Zonë ngrënieje
-1 tualet
*Kati i parë:
-2 dhoma gjumi komode me hapësira të bollshme
-Garderobë moderne
-1 tualet
-Ballkon me pamje të lirë
*Kati i dytë:
-1 dhomë gjumi
-1 tualet
-Ambient shtesë multifunksional
-Ballkon
-Akses në tarracë
Në pjesën e jashtme, prona disponon oborr të gjelbëruar, të mirëmbajtur dhe të rrethuar, i cili ofron hapësirë ideale për relaks, lojëra për fëmijë apo aktivitete familjare në natyrë. Gjithashtu, vila ka parkim privat, izolim termik dhe sistem chiller (ngrohje/ftohje në dysheme), duke garantuar rehati gjatë gjithë vitit.
Prona disponon dokumentacion të rregullt.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni!