Ofrohet për shitje një biznes funksional dhe i investuar në mënyrë profesionale, i pozicionuar në një nga zonat më të kërkuara dhe me qarkullim të lartë në Tiranë, tek Rruga e Durrësit.
Ambienti ka një sipërfaqe prej 84m², i organizuar në 2 ambiente kryesore, totalisht i investuar gjatë 2 viteve të fundit me një vlerë prej rreth 25,000 euro. Çdo detaj është menduar për funksionalitet, komoditet dhe standard profesional shërbimi.
🔹 Organizimi & Pajisjet:
-6 poste pune për thonj (manikyr)
-2 poste për pedikyr (këmbët)
-2 poste për vetulla / trajtime fytyre
-2 ambiente të ndara funksionale
*Ambient modern, i mobiluar dhe gati për vazhdim aktiviteti
🔹 Shërbimet Aktuale:
✔️ Manikyr
✔️ Pedikyr
✔️ Trajtime për thonjtë
✔️ Trajtime fytyre & vetulla
🔹 Avantazhi i Lokacionit:
Rruga e Durrësit është një nga akset kryesore të Tiranës, me fluks të lartë banorësh, biznese dhe kalimtarësh gjatë gjithë ditës. Zona është e konsoliduar, me shumë rezidenca, zyra dhe aktivitete tregtare, çka garanton klientelë të qëndrueshme dhe potencial të lartë rritjeje.
🔹 Mundësi Shfrytëzimi:
-Vazhdim i aktivitetit ekzistues si sallon estetik
-Zgjerim i shërbimeve (make-up, masazhe, lazer, trajtime estetike të avancuara)
-Studio bukurie premium
-Qendër estetike multifunksionale
💰 Qiraja aktuale e ambientit: 600 Euro/muaj
Ky biznes përfaqëson një mundësi shumë të mirë për investim, pasi ofrohet i gatshëm për operim të menjëhershëm, me investim të kryer dhe në një zonë strategjike të qytetit.
📞 Kontaktoni për më shumë informacion ose për një vizitë në ambient.