Jepet me qira ambient komercial në një nga rezidencat më prestigjioze pranë Liqenit Artificial, tek Lake View, me sipërfaqe totale 96.30 m², i pozicionuar në katin 0. Ambienti ka një vendndodhje shumë të favorshme, me pamje dhe akses si nga brenda kompleksit ashtu edhe nga pjesa e jashtme, duke ofruar dukshmëri maksimale dhe qarkullim të lartë.
Zona e Liqeni Artificial i Tiranës është një nga më të kërkuarat për banim dhe aktivitete biznesi, falë cilësisë së lartë të jetesës, komunitetit elitar dhe zhvillimit modern. Afërsia me Parkun e Liqenit, ajri i pastër dhe infrastruktura e mirëorganizuar e bëjnë këtë zonë shumë atraktive për biznese që synojnë klientelë me nivel të lartë.
Ambienti ka organizim të rregullt dhe hapësirë funksionale prej 96.30 m², duke ofruar mundësi shumë të mira përshtatjeje sipas nevojave të aktivitetit si: klinikë, qendër estetike, zyrë, butik, studio profesionale, farmaci, minimarket apo shërbime të ndryshme. Pozicionimi në katin përdhe dhe fakti që shikon nga të dyja anët (brenda dhe jashtë kompleksit) e bën ideal për aktivitete me frekuentim të lartë dhe ekspozim maksimal.
Kjo pronë përfaqëson një mundësi shumë të mirë për zhvillimin ose zgjerimin e aktivitetit tuaj në një nga zonat më premium dhe me kërkesë të qëndrueshme në Tiranë.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni!