Apartament 2+1 per Qira tek Mine Peza Për Qira

800 € /Muaj

Pershkrimi

Ofrohet për qira një apartament 2+1, i pozicionuar në katin e 2-të të një pallati në zonën e Mine Pezës, një nga zonat më qendrore dhe të kërkuara të Tiranës. Apartamenti është totalisht i rikonstruktuar dhe i mobiluar me arkitekt, duke ofruar standarde moderne dhe komoditet maksimal për jetesë apo edhe për përdorim në Airbnb.

Organizimi i brendshëm:
-Ambient i bollshëm ndenjeje së bashku me ambientin e gatimit
-2 dhoma gjumi
-1 tualet
-Ballkon

Apartamenti karakterizohet nga hapësira të mirëorganizuara dhe një stil modern, falë rikonstruksionit total dhe mobilimit cilësor. Ambienti i ndenjes është i gjerë dhe i ndriçuar natyralisht, i kombinuar në mënyrë funksionale me kuzhinën, duke krijuar një hapësirë komode dhe praktike për përditshmëri.

Dy dhomat e gjumit janë të mobiluara me kujdes dhe ofrojnë rehati dhe privatësi, ndërsa tualeti është i investuar me pajisje bashkëkohore. Ballkoni shton një hapësirë shtesë relaksi për banorët.

Zona e Mine Pezës është një nga më të preferuarat për shkak të afërsisë me qendrën e Tiranës dhe aksesit të menjëhershëm në akset kryesore të qytetit. Në këtë zonë gjenden të gjitha facilitetet e nevojshme si supermarkete, shkolla, farmaci, institucione dhe transport publik, duke e bërë jetesën shumë praktike dhe komode. Gjithashtu, vendndodhja e favorshme e bën këtë apartament një mundësi shumë të mirë edhe për investim dhe shfrytëzim në Airbnb.

Ky apartament përfaqëson një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë cilësi, komoditet dhe një vendndodhje strategjike në zemër të qytetit.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni!

Detajet e Pronës
  • ID e Pronës: Dielli3255
  • Lloji i Pronës: Apartment
  • Statusi i pronës: E re
  • Cmimi: 800 €
  • Dhoma: 3
  • Dhomat e gjumit: 2
  • Tualetet: 1
  • Kati: 2