Ofrohet për qira një garsoniere komode dhe funksionale, e pozicionuar në katin 0 të një ndërtese në zonën e Brrylit, një ndër zonat më të kërkuara dhe të aksesueshme në Tiranë. Prona ka një sipërfaqe prej 45 m², e organizuar në mënyrë praktike për të ofruar komoditet maksimal për një person apo çift.
Organizimi i brendshëm:
-Ambient ndenjeje së bashku me ambientin e gatimit
-1 dhomë gjumi
-1 tualet
Garsonierja është e përshtatshme për banim të përditshëm, duke ofruar një shpërndarje funksionale të hapësirave dhe ndriçim natyral. Pozicionimi në katin 0 e bën lehtësisht të aksesueshme dhe praktike për çdo kategori qiramarrësi.
Zona:
Brryli është një nga zonat më të preferuara në Tiranë për shkak të vendndodhjes strategjike dhe lidhjes së shpejtë me qendrën e qytetit. Zona ofron të gjitha facilitetet e nevojshme për një jetesë komode, si supermarkete, farmaci, bare-kafe, restorante, si dhe akses të menjëhershëm në transportin publik. Afërsia me institucione arsimore dhe shëndetësore e bën këtë zonë ideale si për banim ashtu edhe për investim.
Kjo garsoniere përfaqëson një mundësi shumë të mirë për ata që kërkojnë një ambient praktik, në një nga zonat më të zhvilluara të qytetit.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni.