Shitet apartament 2+1, i pozicionuar në katin e 7-të të një pallati në zonën e Delijorgjit. Kjo pronë përbën një mundësi shumë të mirë për banim apo investim, falë vendndodhjes së favorshme dhe organizimit funksional të ambienteve.
Apartamenti ka një sipërfaqe totale prej 101 m² dhe ofron hapësira të bollshme dhe të mirëorganizuara, duke garantuar komoditet maksimal për familjarët. Ndriçimi natyral është i pranishëm në të gjitha ambientet, ndërsa ballkoni krijon një hapësirë të këndshme për relaks dhe pushim.
Organizohet në:
Ambient ndenjeje së bashku me ambientin e gatimit
2 Dhoma gjumi
Tualet
Garderobë
Ballkon
Zona e Delijorgjit është një ndër zonat më të preferuara për banim në Tiranë, falë aksesit të lehtë me qendrën e qytetit dhe infrastrukturës së zhvilluar. Ajo ofron të gjitha facilitetet e nevojshme për një jetesë komode, si supermarkete, shkolla, kopshte, institucione shëndetësore, si dhe ambiente argëtimi dhe shërbime të ndryshme.
Kjo pronë përfaqëson një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një apartament të bollshëm, në një zonë të zhvilluar dhe me potencial të lartë investimi.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni!