Apartament 2+1 per Shitje tek Top Seven Tower Zogu Zi Për Shitje

Çmimi sipas kërkesës

Pershkrimi

Shitet apartament 2+1 në rezidencën moderne Top Seven Tower, e pozicionuar në zonën e Zogut të Zi, një nga nyjet më të rëndësishme dhe më të zhvilluara të Tiranës. Kjo pronë përbën një mundësi shumë të mirë si për banim ashtu edhe për investim, falë vendndodhjes strategjike dhe cilësisë së lartë të projektit.

Apartamenti ndodhet në fazë ndërtimi, në katin e 10-të dhe ka një sipërfaqe totale prej 122.28 m². Organizimi i brendshëm është funksional dhe i menduar për të ofruar komoditet maksimal, me ndriçim natyral dhe hapësira të mirëshfrytëzuara.

Organizohet në:
Ambient ndenjeje së bashku me ambientin e gatimit
2 dhoma gjumi
Tualet
Lavanderi
Ballkon

Top Seven Tower është një projekt rezidencial dhe multifunksional me arkitekturë bashkëkohore, i konceptuar për të ofruar standarde të larta ndërtimi, siguri dhe facilitete moderne për banorët. Ndërtimi synon të krijojë një ambient cilësor jetese, me hapësira të organizuara dhe komoditet maksimal.

Zona e Zogut të Zi mbetet një nga më të preferuarat në kryeqytet, falë aksesit të menjëhershëm me qendrën e Tiranës dhe lidhjes së shkëlqyer me rrugët kryesore të qytetit. Ajo ofron afërsi me institucione arsimore, shërbime shëndetësore, transport publik dhe çdo facilitet të nevojshëm për një jetesë komode urbane.

Kjo pronë është një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një apartament modern në një zonë strategjike, me potencial të lartë rritjeje në vlerë.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë, ju lutemi na kontaktoni!

Detajet e Pronës
  • ID e Pronës: Dielli3322
  • Lloji i Pronës: Apartment
  • Statusi i pronës: Duke u ndërtuar
  • Cmimi: Çmimi sipas kërkesës
  • Dhoma: 3
  • Dhomat e gjumit: 2
  • Tualetet: 1
  • Sip. Totale: 122 m2
  • Kati: 10