Apartament 2+1 per Shitje ne Shengjin Për Shitje

155,875 €

Pershkrimi

Ofrohet për shitje apartament 2+1 në Shëngjin, i pozicionuar në katin e 5-të të një ndërtese moderne të viteve të fundit. Me një sipërfaqe totale prej 91.69m²,dhe me certifikatë pronësie, kjo pronë përfaqëson një mundësi shumë të mirë si për banim të përhershëm, ashtu edhe për investim në një nga zonat më të preferuara bregdetare të Shqipërisë.

Apartamenti shitet i mobiluar dhe është organizuar në mënyrë funksionale për të ofruar komoditet maksimal në përditshmëri. Ambientet janë të ndriçuara natyralisht dhe të ajrosura mirë, duke krijuar një atmosferë të këndshme dhe relaksuese për banorët.Apartamenti ka nje lartesi muresh prej 3m.

Organizohet në:
• Ambient ndenjeje së bashku me ambientin e gatimit
• 2 Dhoma gjumi
• Tualet
• Ballkon

Ndërtesa ku ndodhet apartamenti është ndërtim i viteve të fundit dhe karakterizohet nga standarde të mira ndërtimi, me ashensorë të mëdhenj dhe holle të gjera, duke garantuar akses të lehtë dhe komoditet për të gjithë rezidentët.

Shëngjini është një nga destinacionet turistike më të frekuentuara në Shqipëri, i njohur për plazhet me rërë, vijën e gjatë bregdetare dhe infrastrukturën që po zhvillohet vazhdimisht. Zona ofron të gjitha shërbimet e nevojshme për jetesë gjatë gjithë vitit, si dhe potencial të lartë për qira sezonale gjatë sezonit turistik.

Falë pozicionimit të tij, organizimit praktik dhe faktit që shitet i mobiluar, ky apartament përbën një zgjedhje ideale për familje, çifte të reja apo investitorë që kërkojnë një pronë me vlerë në tregun e pasurive të paluajtshme në Shëngjin.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni!

Detajet e Pronës
  • ID e Pronës: Dielli3449
  • Lloji i Pronës: Apartment
  • Statusi i pronës: E re
  • Cmimi: 155,875 €
  • Dhoma: 3
  • Dhomat e gjumit: 2
  • Tualetet: 1
  • Sip. Totale: 92 m2
  • Kati: 5