Ofrohet për shitje apartament 2+1+2 në Rezidencën Green Hill, një projekt modern rezidencial në zonën e Selitës, një nga zonat më të preferuara për banim në Tiranë. Rezidenca ndodhet aktualisht në një fazë të avancuar ndërtimi dhe është projektuar sipas standardeve bashkëkohore, duke ofruar cilësi të lartë ndërtimi, ambiente të gjelbëruara dhe një stil jetese komod për banorët.
Apartamenti ndodhet në katin 0 dhe ka një sipërfaqe totale prej 99.46m². Organizimi funksional i ambienteve, ndriçimi natyral dhe planimetria e mirë e bëjnë këtë pronë ideale si për banim, ashtu edhe për investim.
Organizohet në:
Ambient ndenjeje së bashku me ambientin e gatimit
2 dhoma gjumi
2 tualete
Ballkon
Zona e Selitës është ndër më të kërkuarat në kryeqytet falë qetësisë, infrastrukturës së zhvilluar dhe aksesit të shpejtë me akset kryesore të Tiranës. Në afërsi ndodhen institucione arsimore, supermarkete, qendra shërbimesh, ambiente rekreative dhe çdo facilitet i nevojshëm për një jetesë komode, duke e bërë këtë zonë ideale për familje, çifte të reja dhe profesionistë.
Rezidenca Green Hill është konceptuar për të ofruar siguri, komoditet dhe cilësi jetese, me hapësira të përbashkëta të mirëorganizuara dhe standarde të larta ndërtimi. Pozicionimi i saj strategjik dhe potenciali i lartë i zhvillimit të zonës e bëjnë këtë apartament edhe një mundësi të shkëlqyer investimi, me perspektivë të mirë rritjeje të vlerës në të ardhmen.
Nëse jeni në kërkim të një apartamenti modern, në një rezidencë cilësore dhe në një nga zonat më të preferuara të Tiranës, kjo pronë është zgjedhja ideale për ju.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni!