Ofrohet për qira apartament 2+1 në Rrugën e Kavajës, pranë Square 21, një nga zonat më të aksesueshme dhe të preferuara të Tiranës për banim. Pozicionimi i pronës ofron afërsi me qendrën e qytetit, shërbimet kryesore dhe akset më të rëndësishme të Tiranës.
Apartamenti ndodhet në një pallat me ashensor, ka orientim shumë të mirë dhe ofron plot dritë natyrale gjatë gjithë ditës, duke krijuar një ambient të ngrohtë dhe komod për jetesë.
Organizohet në:
• Ambient ndenjeje së bashku me ambientin e gatimit
• 2 dhoma gjumi
• 1 tualet
• Ballkon
Pozicionimi pranë Square 21 është një nga avantazhet kryesore të kësaj prone. Zona është e konsoliduar dhe ofron akses të shpejtë në një gamë të gjerë shërbimesh, si supermarkete, farmaci, bare, restorante, institucione dhe ambiente të ndryshme të nevojshme për përditshmërinë.
Qira: 85,000 lekë/muaj
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni!