Dita fillon me një besim të thjeshtë, por të fortë:
Sot do jetë një ditë e jashtëzakonshme.
Dhe çfarëdo që të sjellë, do të jetë një eksperiencë për të mësuar.
Sepse në real estate:
Nëse dita është e lehtë → është bekim
Nëse dita është e vështirë → është mësim
Dhe në fund… është gjithmonë një dyfish bekim
Më pas fillon dinamika e vërtetë e ditës:
Mesazhet e ardhura dhe kërkesat për prona
Kontakti me klientët që kanë shkruar një natë më parë dhe nuk kemi arritur t’u përgjigjemi
Për mua, është prioritet që çdo klient të marrë përgjigje të menjëhershme.
Askush nuk duhet të mbetet në pritje kur ka interes për një pronë apo informacion.
Takimi në zyrë
Ndarja e ideve, kërkesave dhe planifikimi i ditës:
çfarë bëjmë sot, çfarë përmirësojmë, çfarë krijojmë të re.
Takime me klientë:
me pronarë që listojnë prona (zyrë ose terren)
me blerës që kërkojnë shtëpinë e tyre ideale
për të kuptuar në detaje çdo nevojë dhe çdo dëshirë
Një hapësirë për drekë, shkurt dhe e thjeshtë
Një takim me kolegët për shkëmbim informacioni dhe koordinim
Një negocim çmimi që kërkon kujdes dhe balancë
Disa vizita në prona gjatë ditës
Foto dhe video të pronave për prezantim profesional
Në fund të ditës:
përmblidhet puna
bëhet plani për ditën e nesërme
dhe hapen mundësi të reja
Real estate është një punë e gjallë.
Aktive. Dinamike. E paparashikueshme dhe shumë njerëzore.
Ajo sjell: njohje të reja çdo ditë
-Marrëdhënie njerëzore
-Kreativitet në zgjidhje
-Zhvillim në komunikim dhe organizim
-Këshillim dhe mentorim
-Dhe mundësi të shumta financiare
Në fund, real estate nuk është thjesht punë.
Është një mënyrë jetese që të rrit, të sfidon dhe të formëson.
Dhe unë do të pyesja thjesht:
A do të të pëlqente të bëje real estate?
Nëse po, do të më pëlqente shumë të të udhëhiqja në këtë rrugëtim.
