Ofrohet për qira apartament 2+1, i pozicionuar në katin e 6-të të një ndërtese në Rezidencën Lake View, pranë Liqenit të Tiranës, një nga zonat më të kërkuara dhe elitare të kryeqytetit. Vendndodhja kombinon qetësinë dhe afërsinë me natyrën me aksesin e shpejtë në akset kryesore të qytetit dhe shërbimet e nevojshme për një jetesë komode.
Apartamenti disponon një sipërfaqe prej 81 m² dhe ka orientim jugor, duke mundësuar ndriçim të bollshëm natyral gjatë gjithë ditës dhe një atmosferë të ngrohtë e të këndshme në ambientet e brendshme.
Organizohet në:
3 ambiente pune
2 tualete
Ballkon
*Çmimi i qirasë është 1,500 € në muaj, plus 100 € tarifë administrimi.
Ambientet janë të mirëorganizuara dhe funksionale, duke ofruar hapësirë të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve profesionale. Prania e dy tualeteve dhe ballkonit shton komoditetin dhe funksionalitetin e pronës.
Pozicionimi në Rezidencën Lake View përbën një avantazh të rëndësishëm, duke ofruar standard të lartë ndërtimi, administrim, siguri dhe një ambient të qetë, ndërkohë që afërsia me Liqenin e Tiranës krijon një atmosferë të veçantë dhe mundësi për një stil jetese cilësor.
Një tjetër avantazh i rëndësishëm i kësaj prone është disponueshmëria e 2 posteve të parkimit, duke ofruar komoditet maksimal dhe zgjidhje praktike për automjetet.
Falë vendndodhjes strategjike, organizimit funksional, orientimit jugor dhe 2 posteve të parkimit, kjo pronë përfaqëson një mundësi shumë të mirë për ata që kërkojnë një ambient cilësor dhe funksional pranë Liqenit të Tiranës.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni!