Apartament 1+1 per Shitje tek Grow Green Rezidence Sauk For Sale

142,760 €

Description

Shitet apartament 1+1, me sipërfaqe 77 m², i pozicionuar në një kompleks modern banimi që ndodhet në zonën e Saukut, një nga zonat më të qeta dhe më të preferuara për banim në Tiranë. Zona ofron ajër të pastër, pamje të gjelbërta dhe lidhje të shpejtë me Liqenin Artificial, Rrugën e Elbasanit dhe qendrën e qytetit.

Apartamenti ndodhet në fazë ndërtimi, duke i ofruar blerësit mundësinë të bëjë personalizime sipas dëshirës për ndarjen dhe përfundimet e brendshme. Projekti është konceptuar për të ofruar komoditet maksimal, ndriçim natyral dhe standarde të larta ndërtimi.

Organizimi i brendshëm përfshin:
-Ambient ndenjeje së bashku me ambientin e gatimit
-Dhoma gjumi
-Tualet
-Ballkon

Zona e Saukut po përjeton një zhvillim të qëndrueshëm urban, me komplekse moderne, rrugë të reja infrastrukturore dhe shërbime bashkëkohore si supermarkete, institucione arsimore, bare e restorante. Falë pozitës së saj gjeografike, kjo zonë kombinon qetësinë e perifërisë me aksesin e lehtë në qendrën e Tiranës.

Ky apartament përfaqëson një mundësi të shkëlqyer investimi, si për banim familjar, ashtu edhe për investim afatgjatë, në një zonë që po fiton çdo ditë e më shumë vlerë në tregun imobiliar të kryeqytetit.

Për më shumë informacion rreth projektit dhe fazës së ndërtimit, ju ftojmë të na kontaktoni!

Property details
  • Property ID: Dielli2992
  • Property Type: Apartment
  • Property status: Under Construction
  • Price: 142,760 €
  • Rooms: 2
  • Bedrooms: 1
  • Baths: 1
  • Gross area: 77 m2