Garsoniere per Shitje ne Selite For Sale

42,000 €

Description

Shitet garsoniere me sipërfaqe 35 m², e pozicionuar në katin e 3-të të një pallati në zonën e Selitës, një nga zonat më të preferuara për banim në Tirana, falë qetësisë dhe aksesit të lehtë me zonat kryesore të qytetit.

Organizimi i brendshëm përfshin:
-Ambient ndenjeje së bashku me ambientin e gatimit
-1 dhomë gjumi
-1 tualet

Garsonierja ka organizim praktik dhe funksional, duke shfrytëzuar në mënyrë efikase çdo metër katror. Pozicionimi në katin e 3-të ofron ndriçim natyral dhe komoditet për banim apo investim (me mundësi shumë të mirë për qira).

Zona e Selitës është një ndër zonat më të kërkuara vitet e fundit, me zhvillim të qëndrueshëm rezidencial dhe infrastrukturë të përmirësuar. Ajo ofron akses të shpejtë me Unazën e Madhe, Komunën e Parisit dhe Liqenin Artificial. Në afërsi ndodhen institucione arsimore si Turgut Ozal College, ambiente fetare si Xhamia e Selitës, supermarkete, farmaci, bare-kafe dhe linja të transportit urban, duke e bërë zonën shumë të përshtatshme si për banim ashtu edhe për investim.

Kjo pronë përfaqëson një mundësi shumë të mirë blerjeje për çifte të reja, individë apo investitorë që kërkojnë një pronë me çmim të përballueshëm në një zonë me kërkesë të lartë.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni!

Property details
  • Property ID: Dielli3189
  • Property Type: Apartment
  • Property status: Used
  • Price: 42,000 €
  • Rooms: 2
  • Bedrooms: 1
  • Baths: 1
  • Gross area: 35 m2
  • Floor: 3