Dielli Real Estate është një emër i ri në tregun imobiliar shqiptar, një ide e re vizionare për të ndërtuar një kompani 100% shqiptare. Ky emër është zgjedhur me shumë dashuri për të përcjellë dritë dhe rrezatim në shtëpinë e secilit klient që zgjedh të bashkëpunojë me ne. Ne vijmë si Dritë Dielli në Shtëpinë Tënde!
Shkelqeje Dritën Tënde me Dielli Real Estate!
Është konceptuar nga bashkëpunimi i eksperiencës 15-vjeçare në fushën e shitjeve, prej të cilave më shumë se 5 vite në tregun imobiliar. Ideja lindi në fillim të vitit 2021 dhe në tetor të po këtij viti filloi të marrë formë. Në një kohë relativisht të shkurtër, u ka shërbyer me qindra klientëve me përkushtim, duke kryer një sërë transaksionesh si në fushën e qiradhënieve
ashtu edhe në atë të shitjeve. Nëpërmjet strategjive, rregullave, cilësisë së shërbimit, korrektësisë, mbrojtjes dhe përkujdesit të veçantë për klientët tanë, ne kemi objektiva dhe vizion zhvillimi dhe zgjerimi në tregun shqiptar brenda dhe jashtë kufijve dhe në planin me afatgjatë edhe më tej. Dielli Real Estate kërkon të sjellë risi në tregun imobiliar, duke qenë se pari bashkëpunuese me të gjithë kompanitë e tjera të reja apo më të vjetra në treg. Gjithashtu kërkon të afroje rreth saj bashkëpunëtorë afatgjatë, duke u ofruar atyre mbështetje dhe lehtësi për të depërtuar në treg dhe në marrëdhënie të mirëfillta ortakerie. Suksesi i menjëhershëm ka ardhur si pasojë e eksperiencës, punës së palodhur, respektimit dhe përkushtimit ndaj klientëve tanë, besimit tek partnerët, mbështetjes së klientëve tanë të kënaqur, respektimit të parimeve tona udhëheqëse etj.
Dielli Real Estate, punon me përkushtim dhe angazhohet që të shërbejë me cilësi, integritet, dhe mbron interesat e klientëve që zgjedhin të blejnë, shesin, apo të marrin apo japin me qira pronën e tyre me ne!
Përkushtimi ynë maksimal dhe besimi tek ideja jonë Diell, ka si qëllim të mbledhë rreth vetes, klientë miq, që do ti mbështesë dhe trajtojë me respektdhe nderim!
Është gjithashtu prioritet për ne të rrisim cilësinë e shërbimit në tregun imobiliar, duke mbështetur partnerët tanë të rinj me informacion, trajnim profesional, bashkëpunim me kolegë dhe miq nga shtete të tjera, për të ndarë eksperienca dhe për të përmirësuar gjithnjë e më shumë shërbimin dhe qasjen ndaj klientëve tanë. Gjithashtu do të përkushtohemi maksimalisht të rrisim vlerën dhe vëmendjen e njerëzve ndaj agjencive imobiliare që t’i shikojnë si mbështetje dhe zgjidhje në rastin kur do të duan të blejnë apo shesin! Gjithashtu do të japim një kontribut të madh në edukimin me rregullat dhe procedurat në tregun imobiliar. Parimet udhëheqëse në kompaninë tonë janë: Bashkëpunim, Integritet, Përkushtim, Pasion, Cilësi, Zgjidhje, Mbështetje, Shërbim, Respekt, Marrëveshje, Rritje, Profesionalizëm, Dashamirësi, Njohuri, Rezultat! Ne do të bëjmë më të mirën për ju dhe nderohemi me vlerësimin që ju jepni për ne!
Mbështetja juaj është e çmuar për Diellin!
Me Respekt & Sinqeritet
DIELLI REAL ESTATE