Dielli Real Estate është një emër i ri në tregun Imobiliar shqiptar, një ide e re vizionare për të ndërtuar një kompani dhe një markë 100% shqiptare. Ky emër është zgjedhur me shumë dashuri për të përcjellë dritë dhe rrezatim në shtëpinë e secilit klient që zgjedh të bashkëpunoje me ne.
Eshtë konceptuar nga bashkëpunimi i eksperiencës 15 vjecare në fushën e shitjeve prej të cilave më shumë se 2 vite në tregun imobiliar. Ideja lindi në fillim të vitit 2021 dhe në Tetor të po këtij viti filloi të marrë formë. Në një kohë relativisht të shkurtër, u ka shërbyer me dhjëtra klientëve me përkushtim, duke kryer një sërë transaksionesh si në fushën e qiradhënieve ashtu edhe në atë të shitjeve.
Nëpërmjet strategjive, rregullave, cilësisë së shërbimit, korrektësisë, mbrojtjes dhe përkujdesit të vecantë për klientët tanë, ne kemi objektiva dhe vizion zhvillimi dhe zgjerimi në tregun shqiptar brenda dhe jashtë kufijve dhe në plan më afatgjatë edhe më tej.
Dielli Real Estate kërkon të sjellë risi në tregun Imobiliar, duke qënë së pari bashkëpunuese me të gjithë kompanitë e tjera të reja apo më të vjetra në treg. Gjithashtu kërkon të afrojë rreth saj bashkëpunetorë afatgjatë, duke u ofruar atyre mbështetje dhe lehtësi për të depërtuar në treg dhe në marrëdhënie të mirëfilltë ortakërie.
Suksesi I menjëhershëm ka ardhur si pasojë e eksperiencës, punës së palodhur, respektimit dhe përkushtimit ndaj klientëve tanë, besimit tek partnerët, mbështetjes së klientëve tanë të kënaqur, respektimit të parimeve tona drejtuese etj…
Dielli Real Estate, do të punojë me përkushtim dhe do të angazhohet që të shërbejë me cilësi, integritet, dhe të mbrojë interesat e klientëve që zgjedhin të blejnë, shesin, apo të marrin apo japin me qira pronën e tyre me ne!
Përkushtimi ynë maksimal dhe besimi tek ideja jonë Diell, ka si qëllim të mbledhë rreth vetes, klientë, miq, që do ti mbështesë dhe trajtojë me respekt dhe nderim!
Eshtë gjithashtu prioritet për ne të rrisim cilësinë e shërbimit në tregun imobiliar, duke mbështetur partnerët tanë të rinj me informacion, trajnim profesional, bashkëpunim me kolegë dhe miq nga shtete të tjera, për të ndarë eksperienca dhe për të përmirësuar gjithnjë e më shumë shërbimin dhe qasjen ndaj klientëve tanë. Gjithashtu do të përkushtohemi maksimalisht të rrisim vlerën dhe vëmendjen e njerëzve ndaj agjensive imobiliare që ti shikojnë si mbështetje dhe zgjidhje në rastin kur do të duan të blejne apo shesin! Gjithashtu do të japim një kontribut të madh në edukimin me rregullat dhe procedurat në tregun imobiliar.
Fjalët Kyce në Kompanine tonë janë, Bashkëpunim, Integritet, Përkushtim, Pasion, Cilësi, Zgjidhje, Mbështetje, Shërbim, Respekt, Marrëveshje, rritje, Profesionalizëm, Dashamirësi, Njohuri, Rezultat! Ne do të bëjmë më të mirën për ju dhe nderohemi me vlerësimin që ju jepni për ne! Mbështetja juaj është e cmuar për Diellin!
Me Respekt & Sinqeritet
DIELLI REAL ESTATE