Vile per Shitje tek Porto Lalzi For Sale

700,000 €

Description

Ofrohet për shitje vilë luksoze 3-katëshe, e pozicionuar në Rezidencën Poro Lalez, në Hamallaj, Durrës, një nga komplekset rezidenciale më të reja dhe më të preferuara në zonën e Gjirit të Lalzit. Me një sipërfaqe totale prej 322.3 m², kjo pronë është projektuar për të ofruar komoditet maksimal, hapësira të bollshme dhe një stil jetese modern në një ambient të qetë dhe të gjelbëruar.

Vila karakterizohet nga një organizim funksional i ambienteve, ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe standarde të larta ndërtimi. Hapësirat janë të menduara për të garantuar privatësi dhe rehati për të gjithë familjen, ndërsa veranda e bollshme krijon një ambient ideal për relaks dhe momente të këndshme në natyrë.

Organizohet në:

*Kati -1:
-Ambient ndenjeje
-Ambient gatimi
-Dhomë gjumi
-Tualet
-Depo

*Kati 0:
-Ambient ndenjeje
-Ambient gatimi
-Tualet
-Depo

*Kati 1:
-Dhomë matrimoniale me tualet privat dhe garderobë
-Dhomë gjumi
-Tualet
-Verandë me sipërfaqe 31.2 m², me dalje nga të dyja dhomat e gjumit

Rezidenca Poro Lalez është konceptuar për të ofruar një jetesë të sigurt dhe cilësore, me ambiente të gjelbëruara, infrastrukturë moderne dhe akses të kontrolluar. Vendndodhja e saj pranë bregdetit të Gjirit të Lalzit e bën një zgjedhje ideale si për banim të përhershëm, ashtu edhe për shtëpi pushimi.

Zona e Hamallajt dhe Gjirit të Lalzit ka njohur një zhvillim të konsiderueshëm vitet e fundit, duke u kthyer në një nga destinacionet më të kërkuara për investime në pasuri të paluajtshme. Afërsia me plazhin, distanca e shkurtër nga Tirana dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, si dhe zhvillimi i vazhdueshëm i rezidencave elitare, e rrisin ndjeshëm potencialin e kësaj prone për rritje vlere dhe gjenerim të ardhurash nga qiraja sezonale.

Kjo vilë përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për ata që kërkojnë një pronë ekskluzive në bregdet, duke kombinuar luksin, komoditetin dhe një investim me perspektivë të lartë.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni!

Property details
  • Property ID: Dielli3523
  • Property Type: Villa
  • Property status: Under Construction
  • Price: 700,000 €
  • Rooms: 5
  • Bedrooms: 3
  • Baths: 4
  • Gross area: 322 m2